Ferit Keta kampion Europe në kikboks në ISKA. Djaloshi shqiptar mposhti me Knockout teknik në raundin e katërt holadezin Rochel Gumuljo, i cili nuk mundi t’i rezistonte deri në fund furisë së kampionit kuqezi.
Një duel i ashpër dhe epik, ku të dy rivalët luftuan deri në frymën e fundit, por ishte Keta ai që tregoi më shumë qënsrueshmëri dhe meritoi gjerdanin e artë.
Në raundin e parë holandezi Rochel Gumuljo ne tentativë për t’i dhënë goditjen vrastare Ketës përfundoi disa herë në tapet, duke u ngritur menjëherë në këmbë. Por Ferid Keta nuk bëri pas në asnjë moment, duke i treguar dhëmbët kundërshtarit.
Në raundin e dytë holandezi pretendojë për një goditje të parregullttë Ketës, pasi kishte ndërhyrë arbitri, por gjithcka ishte ok
Raundi i tretë foli për Ketën, me holandezin që mezi mbahej në këmbë. Casti kur do të dorëzohej ishte i afërt, thjesht Keta duhet të jeptë gjithcka kishte në zemër për ta mbyllur para kohë duelin.
Gumuljo nuk mundi të rezistonte më shumë duke humbur me knockout në fund të raundit të katërt. Edhe pse nuk u rrëzua në tapet, gjyqtari e kuptoi se i kishin mbaruar energjitë, ndaj nuk mund ta lejonte ta vijonte më tej luftën.
Një sukses i merituar ky për Ferit Ketën, të cilit gjerdanin e artë të kampionit të Europës ia dorëzoi Luan Krasniqi, absolutisht shqiptari më i famshëm në sportin e boksit.
/supersport.al/