Blerja e votave në Dibër, Gjiknuri i shkon në zyrë Llallës

425

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme para pak ditësh për një takim me kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

Burime nga prokuroria për syri.net kanë bërë të ditur se Gjiknuri ka shkuar në prokurori për hetimin që është hapur në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në Dibër, ku PD ka depozituar një padi për blerje votash.

Sipas burimeve të syri.net, Gjiknuri i ka kërkuar Llallës që të pushojë dosjen e hetimit për blerjen e votave në zgjedhjet e shtatorit për bashkinë e Dibrës.

Ministri Gjiknuri ka qenë ai që ka udhëhequr fushatën për bashkinë e Peshkopisë.

Zyrtarisht prokuroria është shprehur se ministri Damian Gjiknuri ndodhet aty për çështje institucionale.

/bulqizaime.al/