Lajmi për zhdukjen në Shqipëri të 1300 kontenierëve me lëndë kimike është bërë lajm kryesor edhe në mediat greke. Pas agjencisë “Lifo” sot është CNN që ka shkruar për këtë lajm të rëndë duke shkruar se një nga qytetet ku mund të jenë groposur këto mbeturina është edhe Dibra.
CNN në gjuhën greke shkruan se, në Shqipëri kanë nisur hetimet në lidhje me zhdukjen e kontenierëve. Është prokuroria e Durrësit që ka nisur verifikimet për këtë ngjarje, shkruan CNN.
Më pas televizioni i njohur citon edhe median italiane “Pianeta Italia Neës” dhe gazetën “Roma”, në lidhje me këtë ngjarje, duke shkruar se kontenierët me mbetje të rrezikshme ishin nisur për në Maqedoni, por kurrë nuk kanë mbërritur atje.
Por CNN, shkon edhe më tej. Televizioni shkruan se janë 5 qytete ku dyshohet se janë zhdukur lëndët kimike.
“Durrësi, Fieri, Vlora, Shkodra dhe Dibra, janë qytetet ku dyshohet se janë zhdukur kontenierët me lëndë kimike të ardhura nga Italia”, shkruan CNN në gjuhën greke.