PD premton trazira, Paloka: Nëse Rama hyn në zyrë pas 18 qershorit, do e tërheqim zvarrë…

429

Partia Demokratike ditën e sotme vazhdojnë protestën e tyre para kryeministrisë në ditën e 17 të saj.

Kreu i grupit të PD-së Edi Paloka nga “çadra e lirisë” paralajmëron kryeministrin Rama që të mos guxojë të hyjë në zyrë pas 18 qershorit nëse nuk do të ketë zgjedhje pasi reagimi i opozitës do të jetë shumë i fortë.

Nëse ai do guxojë pas 18 qershorit pa pasur mandatin e shqiptarëve të hyjë në zyrën që nuk i takon më, se si do ta tërheqim pas flokësh apo pas ndonjë gjë tjetër…kjo pak rëndësi ka”,-tha Paloka.

Paloka duke e etiketuar kryeministrin Rama “monstër” “burracak” i përcolli mesazhin se duhet ta harrojë se do të ketë zgjedhje në këtë vend pa PD-në.

Duke iu referuar incidentit të djeshëm, Paloka tha se Rama përdori familjen e djalin e tij.

Edi Paloka: Le të dalë të marrë guximin të lërë shqiptarët të votojë lirshëm, por se ka frikë nga vota e lirë mendon se me para droge do u blejë dinjitetin e shpirtin shqiptarëve.

Dje kaloi i rrethuar me truprojë.

Qënie e neveritshme, përdori fëmijën e tij e nxorri aty për tu mbrojtur. Përdor familjen e fëmijën për interesat e tij por dhe kësaj do i vijë fundi shpejt. Qënieve si ai nuk mund ti hapim rrugë. Nuk ka kthim, prapa. Ta harrojë se do të ketë zgejdhje në këtë vend pa PD.

Paloka tha se Rama synon që zgjedhjet e 18 qershorit do t’i bëjë pa PD-në por këtë ai duhet ta harrojë.

Edi Paloka: Ai do të emërojë dhe opozitën. Do të vërë Bamirin apo kë mendon. Ta ngulisë mirë në kokë. Më 18 qershor i mbaron mandati e pas 18 qershori ta marrë guximin të hyjë pa mandat në zyrë

Paloka komentoi gjithashtu idenë që po qarkullon prej ditës së djeshme se nëse PD-ja nuk do të çojë sot emrat e anëtarëve të komisionit të Vettingut, vendin e saj do ta zërë PDIU-ja.

“Ky do ishte fundi. Do vërtetonte atë që kemi kohë që e themi. Rama si një Putin i vogël sepse ai kërkon të emërojë opozitën. Ky do të ishte fundi për të dhe për ata që ka rrotull”, -theksoi ai.

I pyetur për përgjegjësitë e Ilir Metës në këtë situatë, Paloka tha se :

“E kam fjalën për këtë qeveri për maxhorancën. Ne nuk i kemi ndarë ndonjëherë. LSI mund të bëjë deklarimet e herëpashershme kundër pjesës tjetër të qeverisë, qeveria qëndron në këmbë me votat e LSI”.

I pyetur nga News 24 lidhur me bisedimet që zhvilloi Mogherini në vendi tonë ai u shpreh se BE përfaqësohet me institucione.

“Interesat që kanë ndërkombëtarë por edhe shqiptaret janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Unë mendoj se BE përfaqësohet me institucione. Ta kërkojnë që të zhduket droga, të ketë zgjedhje të lira dhe të zbatohet reforma në drejtësi. Se çka thënë zonja Moghrein ne e dimë por dimë se çka thënë e dhe institucionet” tha Paloka.

Nga ana tjetër lidhur me deklaratën që ka thënë kryeministri se do të shkoje tek çadra, ia the se Rama po bën palaçlliqe.

“Mund të vijë dhe në çadër të japë dorëheqjen. I bën palaçlliqe. Ai shfrytëzon dhe fëmijën e tij duke provokuar para çadrës. Ne nuk i kërkojmë karrigen kryeministrit. Jemi këtu për një qëllim fisnik dhe madhorë që është vota e shqiptarëve. Ne nuk po kërkojmë që të marrim dhe të vendosim Lulzim Bashën në karrige”./albeu.com/

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/727688407356284/