Shkrimi i BBC – Bandat e dhunshme shqiptare kontrollojnë trafikun e kokainës në Britani

365

Rrjeti britanik BBC, në një artikull kushtuar situatës së trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, del në përfundimin se grupimet shqiptare kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të trafikut të drogës në tregun e Britanisë. Në një intervistë për gjigandin britanik, Mathew Horn, thotë se zakonisht organizatat kriminale shqitpare janë të vogla në numër, por kanë një ndikim të madh në këtë vend.

Grupimet kriminale shqiptare në Britani kanë arritur të marrin nën kontrroll një pjesë të konsiderueshme të tregut të jashtëligjshëm të trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në vendin ishullor.

Është kjo deklarata e zyrtarëve të lartë të agjensive ligjzbatuese në Mbretërinë e Bashkuar.

Mattew Horne, një zyrtar i lartë nga Agjensia Kombëtare e Luftimit të Krimeve në Britani, në një intervistë për BBC, deklaron se zakonisht grupet e shqiptarëve janë të vogla në numër, por kanë një ndikim të madh në aktivitetet e jashtëligjshme, e veçanërisht në tregtinë e drogës.

“Po flasim për organizatat kriminale shqiptare. Janë grupe të vogla në numër por të mëdha në impaktin që ato kanë. Kemi një emergjencë në rastet e dhunës, dhe më specifikisht në tregtinë e jashtëligjshme të drogës. Kemi patur edhe ne kundërpërgjigjen tonë ndaj tyre me ndihmën e partnerëve. Kemi çështje gjyqësore të dërguara në organet kompetente si dhe sasi parash të konfiskuara. Ajo që na shqetëson është dhuna që po sjell në vendin tonë trafiku i drogës nga këto grupe.”

Zyrtari britanik thekson se organizatat kriminale shqiptare merren kryesisht me shitjen e kokainës dhe se janë kthyer në një problem serioz.

Gjithashtu, në artikullin e BBC nënvizohet se nuk mbeten prapa as grupimet serbe dhe turke, të cilat zotërojnë logjistikën e nevojshme për të trafikuar kokainën në rrugë detare.

Ndërsa grupet turke dhe pakistaneze “vazhdojnë të mbizotërojnë trafikimin e heroinës në Britani të Madhe”.

Raporti thotë se korrupsioni midis stafit që punon në portet dhe aeroportet ishte një “çelës cenueshmërie”, sepse e bëri më të lehtë që bandat të kontrabandonin drogë dhe të sillnin emigrantë të paligjshëm.