Të dielën, më 25 qershor, në zgjehdjet parlamentare në Shqipëri do të votojnë 3.4 milionë shqiptarë për 2666 kandidatë për deputetë.
Shifrat janë bërë zyrtare nga KQZ-ja, sipas së cilës:
Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.
Kanë të drejtën e votës, 3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi.
Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%.
Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.