Rama: Në fushatë elektorale po jepen patenta pa provë

352

Kryeministri Rama ka deklaruar se po jepen patenta pa provë dhe se kjo çështje do të investigohet.

Një deklaratë të tillë Rama e ka bërë në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News.

Pjesë nga intervista:

Rama: Status i marrë që partitë janë ato që drejtojnë hipoteka, patenta. E kuptoni që në Shqipëri, në fushatë elektorale po jepen patenta pa provë. E kuptoni? Patenta pa provë.

Ju jeni i pafuqishëm të bëni dicka për këtë? Ti ndëshkoni? ti largoni?

Rama: Në çfarë forme?

Ne qofte se po jepen patenta pa provë, kjo është e paligjshme se rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve krahas të tjerave, se nuk mund të thuhet me këtë lehtësi që thoni ju, në pozitën kur jeni kryeministër i vendit.

Rama: Nuk e them me lehtësi fare. Kjo është një cështje që duhet ta investigojnë organet ligjzbatuese, as nuk diskutohet. Dhe do të investigohet deri në fund se ti japësh patentën për të marrë vota pa provë është krim. Se i bie ti japësh tjetrin një armë në dorë dhe të shkojë të vrasë padashje, por vrasësi je ti.

Ti japësh licensë për të vrarë…

Rama: Po pra.

Kryeministri ka disa përgjegjësi në këtë rast.

Rama: Unë i kam të gjitha përgjegjësitë.

Nuk po them të gjitha, pjesën tuaj do të doja.

Rama: Unë i kam të gjitha.

/bulqizaime.al/