Pas regjistrimit në FSHF, Klosi do të ketë ekipin e tij të futbollit dhe që do të luaj në kategorinë e tretë.
Kjo është hera e parë që Klosi ka një ekip futbolli dhe që merr pjesë në një garë të vërtetë në futbollin shqiptar dhe që do të drejtohet nga Baftjar Panavia dhe Mariglen Beshiri, transmeton Mat Tv.
Lajmi në fjalë është bërë me dije nga kryetari i bashkisë Klos, Basri Çupa.
“Tashmë bashkia e Klosit ka klubin e futbollit të saj dhe jemi regjistruar në Federatën Shqiptare të Futbollit në kategorinë e tretë. Deri më tani kemi bërë një seri ndeshjesh dhe jemi në vendin e dytë, duke ralizuar në këtë formë një dëshirë të kahershme të komunitetit klosin për të pasur ekipin e tij të futbollit” – deklaroi Çupa.
Çupa premtoi se së shpejti do të ndërtohet edhe një ministadium për Klosin.