Meta akuzon Ramën: “Lazaratin” e ç’rrënjose për të kanabizuar të gjithë Shqipërinë

571

Nga Gjirokastra, ish kreu i LSI-së Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj aksionit të qeverisë dy vite më parë në fshatin e Lazaratit.

Meta është shprehur se LSI mbështeti aksionin për të ç’rrënjosur kanabisin në Lazarat, por “Rilindja” kishte një tjetër qëllim me luftën në Lazarat. Largimin e monopolit të kanabisit nga ai fshat, për të shpërndarë drogën në të gjithë Shqipërinë.

“Kush më shumë se Gjirokastra e ka provuar hipokrizinë e rilindjes. A nuk ishin ata që donin bënin shtet. Bënë aksion në Lazarat dhe bën shumë mirë për ta shfarosur drogën nga Lazarati, madje atje u vra dhe një hero. Por ky aksion nuk u bë për të pastruar Lazaratin, por për të mbushur gjithë Shqipërinë me drogë.”-tha Meta.

Presidenti i zgjedhur Meta ka thumbuar gjithashtu kryeministrin Rama, duke thënë se nuk mund të udhëheqë më një njeri, që bëri referendum në partinë e tij, për të hequr zgjedhjet.

“Demokracia është zgjedhje votë e lirë, si shpjegohet që një parti bën referendum që të ndalojë zgjedhjet e brendshme ën shtëpinë e vet.”– deklaroi ish kreu I LSI.

Më tutje Meta ka ironizuar kandidatët për deputet të PS në Gjirokastër, duke deklaruar se ky vend nuk ka më nevojë për deputetë turistë që nuk dinë as qendrën e qytetit.

“A ka nevojë Gjirokastra për deputetë turist, që se dinë ku bie sheshi i Çerçizit. Ju themi ne atyre sheshi i Çerçizit është këtu, LSI forcë e parë. Unë jam krenar që kam bashkëpunëtor dhe që keni këtu në krye të këtij ekipi një njeri të jashtëzakonshëm, si Vangjel Tavo.”-tha Meta.