FOTO/ “Karvani i Bereqetit” shtrohet iftar i madh në Peshkopi

410

Minibashkia Bajram Pasha e Stambollit, në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman, Myftininë Dibër dhe Bashkinë e Peshkopisë, ka organizuar këtë 13 qershor, një iftar të hapur në pedonalen e Peshkopisë.

Me qindra besimtarë e banorë të Peshkopisë dhe Bulqizës, kishin mbushur tryezat e shtruara, duke pritur çastin e këndimit të ezanit të akshamit, me lutjet dhe urimet drejtuar njëri-tjetrit për një agjërim të pranuar dhe iftar të këndshëm.

Myftiu i Dibrës, Muis Kurtulla falenderoi drejtuesit e minibashkisë Bajram Pasha për këtë dhuratë të çmuar, që sipas tij i kontribuon gjallërimit të jetës fetare në Ramazan dhe luan një rol të madh në rritjen dhe forcimin e frymës vëllazërore mes dy popujve tanë miq.

Pjesë e aktivitetit ishte një program i pasur kulturor me këndim Kur’ani, ilahi dhe pjesë të folklorit e trashëgimisë osmane.

Për çdo vit minibashkia Bajram Pasha nis të ashtuquajturin “Karvani i Bereqetit” në tetë shtete të Ballkanit, ku shtron iftare masive në kuadër të muajit të Ramazanit. Ndalesa e radhës ishte Shqipëria. Mikpritëse të kësaj sofre bujare.

/bulqizaime.al/