Blushi: Si paratë e ‘Rrugës së Arbrit’, Rama i futi në xhepat e Vangjush Dakos

419

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi zhvilloi një takim me banorët e Dibrës ku tha se qeveria nuk ka mbajtur premtimin për “Rrugën e Arbrit” pasi paratë e rrugës i ka vjedhur Edi Rama.

“Çfarë i beri Edi Rama paratë e Rrugës se Arbrit e dini? Ja dha Gjushit (Vangjush Dako) për beton në Durrës. I bëri rrush e kumbulla për t’i ndarë me shokët e vet  të krimit”,

Kryetari i LIBRA-S u kërkoi banorëve të mos votonin për partitë e vjetra, pasi të gjitha janë e njëjta gjë, por të votonin për LIBRA-n.

“Arsyeja themelore pse LIBRA është në këto zgjedhje është për t’u mbrojtur. Do ju mbrojë nga dhuna e tyre. Do ju mbroje nga korrupsioni, nga vjedhja e tyre”, tha Blushi.