Shpiket ora e mençur që kontrollon makinën

348

Audi në Panairin e Teknologjisë CES në Las Vegas, ka prezantuar “orën e mençur“, përmes së cilës mund të kontrollohet vetura.

Edhe pse nuk janë zbuluar shumë detaje rreth mundësive të orës së Audi-s, gjatë prezantimit të mbajtur, mund të shihej se njëra prej tyre është hapja dhe mbyllja e veturës.

Nuk është bërë e njohur nëse komunikimi orë-veturë do të mundësojë kontrollimin e motorit, dritareve, temperaturës dhe parametrave të tjerë. Kjo orë përdor teknologjinë NFC, çka nënkupton se nuk do t’u ndodhë që t’u mbyllet makina për shkak të baterisë së dobët.

Android Central thekson se ora përdor sistemin operues të Google-s, Android Wear, ndërsa prodhuesi gjerman i makinave, e ka punuar në bashkëpunim me LG-n.