BE vlerëson gazetarinë investigative në Shqipëri, ndan tre çmime

361

Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri  teksa ka vlerësuar punën e gazetarëve përgjatë vitit 2016 është ndalur tek gazetaria investigative për të cilën ndau edhe tre çmime. Përfaqësuesi i BE-së në Tiranë, John Rudolph, vlerësoi vizibiletin e medias cilësore dhe inkurajoi  gazetarët e rinj të zbardhin të vërtetat dhe ti japin peshë fjalës së lirë.

Gjatë vitit 2016 ishin të shpeshta rastet kur pas raportimeve në media zyrtarë shtetërorë kanë përfunduar në dyert e drejtësisë, apo janë zbuluar skandale me cilësinë e ushqimeve.

Në vlerësim të punës së bërë prej raporterëve, zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka ndarë çmimet për Gazetarinë Investigative për vitin 2016.

Përfaqësuesi i BE-së, John Rudolph, tha se çmimet shkojnë në vlerësim të punës së gazetarëve dhe për të përmirësuar vizibilitetin e medias cilësore.

Çmimet në vlerësim të punës investigative të gazetarëve shqiptarë jepen për çdo vit nga BE.