Besa rrëfen marrëdhënien me të atin, ja si e thërret

712

Këngëtarja Besa Kokëdhima i është bashkuar intervistës së të atit në emisionin “Xing me Ermalin’ mbrëmjen e djeshme.

Këngëtarja e njohur është pyetur nga moderatori për marrëdhënien me të atin.

Besa tregoi se hera e fundit që i kishte kërkuar të atit lekë ishte para një jave.

Ajo tha se babain e thërret “Papito” në shtëpi.

Ndërsa për sa i përket muzikës këngëtarja ka treguar se Koço nuk e ka ndaluar por e ka paralajmëruar gjithmonë që të ketë kujdes.

Këtë i ka thënë edhe kur e ngacmonte ndonjë djalë, ka thënë këngëtarja.

Gjithashtu Besa tregoi se babai i saj nuk dinte të gatuante por që ishte mjaft i kujdesshëm në lidhje me to duke i dërguar lule gati çdo javë.