‘Fushata’/ Ministri i Drejtësisë shkarkon e kallëzon 8 zyrtarë, ja emrat dhe akuzat

403

Gazment Bardhi, ka shkarkuar zyrtare të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sistemit të Burgjeve dhe Zyrës së Përmbarimit.

Nderkohe qe kallezimet perkatese jane bere me akuzen e përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor. Gjithçka erdhi pas verifikimeve dhe inspektimeve qe ministria zhvilloi.

 

Emrat e shkarkuar 

1) Drejtorit të IEVP Fier z. Jetnor Krakulli;

2) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës z. Ani Dyrmishi;

3) Drejtorin e IEVP Lezhë z. Eduart Kurti;

4) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë znj. Adriana Shehu;

5) Drejtorit të IEVP Rrogozhinë z. Ahmet Bala;

6) Drejtorit të IEVP Burrel z. Fatjon Kurti;

7) Kryetarit të Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor Durrës z. Surin Hoxha;

-Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” (nr.313) z. Fatjon Fana.

Referimet ne prokurori 

Ministri i Drejtësisë z.Bardhi, sipas rastit, i ka referuar çështjen organeve të prokurorisë, si dhe ka vënë në dijeni Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se zyrtarët e lartëpërmendur, kanë kryer veprën penale të parashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal.

Gjithashtu, Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar zyrtarisht Departamentit të Administratës Publike që të zbatojë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil, dhe të pezullojë nga detyra, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha, e cila ushtron funksionin në kundërshtim flagrant me ligjin, që nga data 29 Prill 2017, për shkak se është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë. Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi ka informuar zyrtarisht Kryeministrin dhe është në pritje të ndërhyrjes së tij për zbatimin e plotë të ligjit.

Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të inkurajojë çdo qytetar që të denoncojë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve.

Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve së administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.