Atalanta nuk arrin që të marrë fitoren e radhës në kampionat, teksa u ndal në sfidën ndaj Fiorentinës.
Etrit Berisha luajti për 90 minuta në këtë sfidë duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. Portieri shqiptar shpëtoi disa herë portën e skuadrës së tij me daljet që beri.
Pas ndeshjes, Etrit Berisha u vlerësua me notën 6 nga Sportmediaset, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e katërt në renditje me 52 pikë.