Mediat kroate: Urrejtja në Maqedoni është regji e atyre që mbeten pa karrige

384

Pas zgjedhjeve të shumëpritura parlamentare të mbajtura në dhjetor në Maqedoni, u bë shumë e qartë se VMRO-ja, përkundër fitores së ngushtë, pas stërzgjatjes së negociatave për krijim të qeverisë me partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk do të arrijë të krijojë qeverinë, gjë e cila nisi fushata urrejtjeje.

Një një analizë të gjatë, portali kroat “lupiga.com”, shkruan se presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit, refuzoi t’i japë mandatin atij që ka siguruar shumivë parlamentare.

Si arsyetim, Ivanov kishte platformën e partive shqiptare që duhet të implementohet nga qeveria e re e që, gjoja, është hartuar në një shtet tjetër, Shqipëri, që nuk ia do të mirën Maqedonisë. Kjo, gjoja se, ka qenë pengesa edhe pse s’u arrit marrëveshja mes VMRO-së dhe BDI-së.

“Por, arsyet e vërteta mund të jenë krejtësisht ndryshe dhe duhet kërkuar tjetërkund. Në fakt, DPMNE me çdo kusht dëshiron të eliminojë mundësinë që Prokuroria Speciale Publike të vazhdojë me punën e vet, sepse më shumë funksionarë të kësaj partie janë nën hetime nga ky institucion.

Në të njëjtën kohë, partneri i tyre potencial, BDI, s’ka probleme me punën e këtij institucioni dhe këtu duhet kërkuar arsyet për dështimin e negociatave.

Para se të skadojë afati për dhënien e mandatit Zoran Zaevit, liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), DMNE-ja vuri në funksion makinerinë e vet propagandistike”, shkruan portali.

Portali shkruan se VMRO-ja për është ujk ndërsa veprimet e partisë së Gruevskit i quan “fushatë fashiste”, transmeton “Ekspress”. /albeu.com/