Rama në Dibër: Ja kur nis projekti për Rrugën e Arbrit

402

“PD nuk bën dot shtet”. Ka qenë ky mesazhi që kryeministri Edi Rama ka përcjellë në një takim elektoral me banorët e Peshkopisë.

“As Saliu as ata të tjerët nuk bëjnë dot shtet. Dhe shembulli më kuptimplotë është reforma në drejtësi, që gjithë njëzet e kusur vite thoshin që do ta bënin, por vetëm vinin arna. Dhe gjykatat janë akoma pazar, sa të fillojë të zbatohet vettingu”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se, drejtësinë e morën në dorë gjykatësit e Saliut, të cilët e bënë çorap”. Më tej Rama e ka vënë theksin edhe tek rëndësia që ka vettingu për zhvillimin ekonomik, duke premtuar rritjen  e ekonomisë mandatin e tij të ardhshëm.

“Thonë ç’lidhje ka vettingu? Vettingu do ta bëjë ekonominë më të mirë. Ne do ta kalojmë rritjen prej 5 për qind në mandatin e ardhshëm dhe me të njëjtën këmbëngulje që luftuam për vettingun do të luftojmë për mirëqenien dhe punësimin”, ka thënë Rama.

Më tej ai ka premtuar se, Rruga e Arbrit do të fillojë të ndërtohet, duke u kujtuar të pranishëmve premtimet boshe të bëra nga opozita e sotme kur ishte në pushtet.

“Rruga e Arbrit, është çështe ditësh. Ministria e Financave do të japë miratimin për hapjen e procedurës së fundit, tani duhet hapur leja dhe besoj se brenda 2 javëve të para të Qershorit, do të hapet dhe pas 45 ditësh nis procedura e kontratës. Dhe pas kaq ditësh llafesh, Rruga e Abrit do të fillojë të rindërtohet dhe të krijohet lidhja me Tiranën si me rrugët europiane”.

/bulqizaime.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154795728131523/