Policia, brenda një muaji vendosen 40277 gjoba

451

Policia e Shtetet ditën e sotme ka bërë me dije detajet dhe shifrat e një muaji në kuadër të operacionit “Blici Rrugor”, për vendosjen e rripit të sigurimit, për kaskën mbrojtëse, për mos përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve gjatë drejtimit të mjeti, për mos drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, për shpejtësi tej normave të lejuara e për shkelje të tjetra të Kodit Rrugor.

Gjatë këtij operacioni brenda muajit shkurt janë vendosur në total 40277 gjoba për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore në të gjithë vendin në përmbushje të misionit të saj për rritjen e standardeve të sigurisë në rrugë, mbarëvajtjen e trafikut, parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe bashkëpunimit me komunitetin për rritjen e sigurisë në rrugë, gjatë periudhës një mujore ka shprehur angazhim dhe përgjegjësi në rritje për realizimin e detyrave dhe objektivave në drejtim të rritjes të parametrave të Sigurisë Rrugore.

Në këtë kuadër gjatë muajit Shkurt 2017 në të gjithë vendin janë vendosur 40.277 masa administrative në total për shkelje të ndryshme , të ndara këto konkretisht:

5626 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit.

5855 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

5789 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

497 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

8102 për parkime të gabuara.

14.408 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Gjatë muajit Shkurt 2017 u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe janë dërguar në OASH 1.184 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme, konkretisht:

127 Leje Drejtimi për pije alkoolike matur me Drager.

789 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura, matur me Radar.

Si dhe 268 Leje Drejtimi për shkeje të tjera që parashikon Kodi Rrugor.

Gjithashtu gjatë muajit Shkurt 2017 në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 147 drejtues mjetesh, nga këta: 76 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 71 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Po si rezultat i angazhimit dhe punës parandaluese, gjatë muajit Shkurt 2017, kanë ndodhur 18 aksidente më pak me pasoja në njerëz, krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2016.

Gjithashtu një punë efikase është bërë në drejtim të goditjes së mitëdhënies, ku në muajin shkurt 2017 janë goditur nga Policia Rrugore 24 raste.

Policia Rrugore i bën apel të gjithë përdorueseve të rrugës të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe qarkullimin në vijat e bardha, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit e aq më keq në gjendje të dehur.

Në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore , policia rrugore fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, të mos i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë, të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të policisë, pasi kështu së bashku kontribuojmë për sigurinë e jetës në rrugë dhe për policinë që duam./albeu.com/