Rama në Lezhës: Zgjedhjet i duam për vendosjen e drejtësisë në vend

311

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Lezha gjatë një takimi me të rinjtë që votojnë për herë të parë se maxhoranca i do zgjedhjet e 18 qershorit për të vendosur drejtësinë në vend.

Rama tha se opozita ka hyrë në çadër për të mbrojtur gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

“Ata që janë ngujuar në atë bunker kanë një arsye të thjeshtë. Nuk duan qe ne, populli, socialistë e demokratë, në 18 qershor të pushojmë nga puna prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.

Ata nuk duan që ky popull pas 27 vjetësh nën thundrën e padrejtësisë, nëpër gjykata për pronën, për të drejta elementare të çlirohet më në fund nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve që do të jenë të parët që do të përgjigjen përpara ligjit për të gjitha krimet që kanë bërë.

Nuk duan drejtësinë, ndërsa ne i duam zgjedhjet në 18 qershor në radhë të parë për të vendosur më në fund drejtësinë”, u shpreh Rama.