Bylykbashi i përgjigjet Denar Bibës: Qepe!

667

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas qëndrimit të kreut të KQZ-së, Denar Biba lidhur me ankimimin e PAA-së në Kolegjin Zgjedhor për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në datën 29 prill. Sipas Bylykbashit, PAA  i plotëson të gjitha kushtet për të bërë ankimimin. Më poshtë reagimi i plotë i Bylykbashit.

Pandi Majko do te thoshte: Shut up!!!

Ka dale sot Kryetari i KQZ dhe paska bere perseri doktrine. Me ç’nuk e kemi degjuar deri me sot, teori pas teorish, se si afati nuk eshte afat e plot doktrinlleqe qe ne 20 vitet e fundit as KQZ, as ata qe kane hartuar Kodin nder vite (dhe jane nje numer ekspertesh me reputacion), dhebas ata qe e kane zbatuar, nuk ikishin degjuar ndonjehere!

Pasi cuditi dynjane duke na shpjeguar sesi periudha 49 dite eshte e barabarte me 50 dite, sot po na shpjegoka sesi nje parti e regjistruar si subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je nuk na qenka subjekt zgjedhor!

Une e kuptoj z. Biba qe nga zelli politik thote e keput ç’te mundet qe te ndihmoje partine e tij. Madje z. Biba ne 2013 braktisi detyren e antarit te KQZ me urdher partie. Kete e mbajne mend te gjithe. Ndaj nuk çuditem.

PAA eshte subjekt zgjedhor i regjistruar sipas procedures se percaktuar nga neni 64. Pike! Pra eshte subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je dhe ka te gjitha te drejtat ankimore qe i jep ky Kod! Te kerceje perpjete Kryetari Biba.

Te lexoje me poshte z. Biba dhe po gjeti liste shumeemerore si kerkese per regjistrim subjekti, do ta quajme Neni Biba.

Neni 64*

Regjistrimi i partive politike në zgjedhje

1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:

a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;

b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;

c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;

 ç) specimenin e vulës së partisë;

d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe

dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.

Kaq duhet dhe PAA e ka bere kete dhe eshte regjistruar. Do apo nuk do Kryetari Biba, sado doktrinar te jete, edhe po t’i bashkohet ndonje koleg qe me akt normativ ndryshon Kushtetuten, nuk e ndryshon dot Kodin.

Nje shpjegim i thjeshte: nje parti e regjistruar nga KQZ eshte subjekt zgjedhor dhe ka te drejta ankimore deri ne fund. Por nese nuk ka liste, ai subjekt zgjedhor thjesht nuk regjistrohet ne fleten e votimit qe eshte akti permbylles per votimin. E kuptove! Apo duhet derrase e zeze?

Per dijeni te Z. Biba, KQZ quhet KQZ dhe jo Biba, ka 7 antare dhe vendos kolegjialisht.

Por z. Biba ka marre dhe huqin qe te beje edhe Kolegjin Zgjedhor tani. Shih bej aq pune sa te kane lene me ligj per te bere! Mjaft dhe intervista!

Ndaj jam shume dakord me kolegun Pandi! Njesoj si ate dite ne Komision te Ligjeve.