Gazetari investigativ, Artan Hoxha, po flet mbrëmjen e djeshme për krizën politike në vend.
Hoxha u ndal te protesta e opozitës, që është paralajmëruar të mbahet më 13 maj në Tiranë.
“Ka prova që grupe të vogla jane duke u stërvitur, nga ish drejtues të Policisë së Shtetit, për “pozicionin” që do të kenë gjatë protestës së 18 majit.
Të gjitha këto tregojnë se brenda protestes mund të ketë grupe që mund të kene një axhende te ndryshme nga ajo e protestuesve”, tha ai në emisionin “Top Show”.
“Nëse shikoni dike qe e ka shkopin më të madh se pankarta që mban në dorë bëni kujdes, sepse do e përdor diku”, tha ai.
Hoxha është ndalur edhe tek lajmi se protestuesit po përgatiten nga një ish-marins amerikan.
“Një i huaj ka qenë dhe në mbledhjen e grupit të PD pardje. Ka hyrë para se të fliste Majlinda Bregu.
Ai do të jetë në protestën e 13 majit.
Ai është marrë direkt me instruktazhin e personave që nuk janë direkt pjesë e Partisë Demokratike.
Janë persona që janë thirrur thjesht për një protestë. Persona që janë të aftë të thyejnë çdo barrierë.
PD i ka të gjitha kapacitetet të përballojë situatën vetë pa praninë e këtyre personave të huaj.
Ky person nuk gjendet nga është futur, nuk ekziston në sistemin TIMS, nuk dihet ku rri, ku ha”, tha Hoxha.