Përqindje alarmante e mbipeshës dhe obezitetit në Shqipëri

311

Gjysma e popullsisë në Shqipëri është e mbi peshë dhe 30 % për qind janë obezë. Shifër alarmante ka edhe tek fëmijët, ku 15 % e të cilëve janë në moshë shkolle që janë obezë.

Për të kontrolluar dhe monitoruar këtë faktor risku në shkurtimin e jetës, shefi i sëmundjeve kronike në Institutin e Shëndetit Publik,  Alban Ylli, shpjegoi edhe mënyrën se si do të rritet kontrolli në cilësinë e ushqimeve dhe në edukimin e popullatës, shkruan reporttv.

Nëse deri më sot, arsyet e obezitetit janë konsideruar si individuale, Alban Ylli e hedh poshtë këtë tezë.

Ndërkohë që edhe mënyra e testimit për të parë sasinë e dhjamit në trup ka ndryshuar. Tashmë ISHP do të përdorë një teknikë të re.