MAT/ Tregtimi i mishit në kushte të papërshtatshme, gjoba dhe ndjekje penale

462

Task Forca e Matit do të marrë masa kundër tregtimit dhe therjes së mishit në kushte të pa përshtatshme.

Në një prononcim për Mat Tv, kreu i task – forcës Mat, Nerim Palluçi deklaroi se në bashkëpunim me AKU-në Dibër në datat 22 dhe 23 shkurt kanë inspektuar në terren kushtet e tregtimit dhe therjes së mishit.

Nerim Palluçi

Sipas Palluçit, në terren janë konstatuar probleme të ndryshme si në tregtimin e mishit që bëhet nga dyqanet, por edhe në kushtet e therjes. Ndërsa shtoi se nëse nuk plotësohen kushtet për tregtimin dhe therjen e mishit atëherë do të shkohet deri në ndjekje penale.

Deri më tani, në Burrel kanë rezultuar dy dyqane me probleme, që ju është lënë kohë për t’u përmirësuar.

Ndërsa në Klos janë konstatuar tre subjekte që nuk janë të regjistruara dhe që ju është lënë kohë për t’u regjistruar dhe për të plotësuar kushtet për therjen dhe tregtimin e mishit.

Sa i përket fshatrave sipas Palluçit, akoma nuk kanë nisur inspektimet, pasi kjo kërkon më shumë kohë.

/bulqizaime/