Prençi: E “kyç” portën, Korabi luan për moral dhe dinjitet

446

Korabi do të jetë më i plotë ndaj Teutës. Rikthimet i japin më shumë mundësi zgjedhjeje stafit teknik për të ndërtuar formacionin. Portieri i Korabit, Endrit Prençi, ishte një nga ata që spikati në takimin e fundit ndaj Vllaznisë, duke qenë i saktë në çdo ndërhyrje. Gjatë këtij sezoni, rivaliteti në portën dibrane ka qenë i madh. Kujtojmë që kampionatin e nisi Vujadinoviç, por pas pezullimit të malazezit e mori Laço, por rishtas i është besuar pikërisht Prençit.

Pas paraqitjes së mirë në “Loro Boriçi”, tashmë ai konfirmohet si titullar. “Më në fund morëm një pikë dhe tashmë jemi më të çliruar. Ishte një triumf që i dedikohej trajnerit tonë, Ermal Nexhipi, që atë ditë festonte 36-vjetorin e lindjes. Në ndeshjen me Teutën do të mundohemi të bëjmë gjithçka të mundur që të dalim me një rezultat tjetër pozitiv. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, pasi durrsakët do të kërkojnë medoemos fitore, por do të kenë një pengesë në portën tonë.

Unë do ta kyç portën dhe do të jetë mjaft e vështirë për ta, për të shënuar në portën tonë”, përfundoi Prençi. Skuadra do të vazhdojë dhe sot paradite stërvitjet dhe, më pas, do të jetë e gatshme për ndeshjen e së shtunës ndaj durrsakëve. Gjatë fazës së parë, dibranët i kanë marrë fitore ekipit durrsak, po ashtu dhe një barazim.

ABDULLA DUSHKU