FOTO/ “Gurët e Skënderbeut”, monumenti historik që po pret Bulqiza

973

Nga Azis KETA

Etmond Balja është vetëm 24 vjeç, një student me shumë të ardhme në fushën e skulpturës, i cili tani po merret jo vetëm me një vepër artistike, por edhe po kryen një kontribut atdhetar. Ai është duke kryer një vepër artistike, një monument 3 metër të lartë dhe 3.5 metra të gjerë, të titulluar “Gurët e Skenderbeut”.

Asllan Daxha ishte nismëtari i këtij projekti, i cili edhe me mbështetjen e pakursyer të djemve e biznesmenëve bulqizakë, Bukurosh Koçi, Eduard Keta, Myfit Duriçi, Ismail keta, Diamant Tançi, Azis Keta, Arben Cupi, Artan Lamani, Delfin Tançi, Naim Cupi etj., morën përsipër realizimin e kësaj vepre monumentale e historike. Befasia ishte se asnjë biznes, djalë Bulqize, për aq sa ju kërkua kontribut ekonomik, nuk refuzoj. Edhe krijuesi bulqizak, Etmond Balja, kërkoj vetëm vlerën në kosto të projektit, pa asnjë shpërblim si krijues me arsyetimin që na përloti: “Po të kisha mundësi, do e bëja gjithë vetë! Por ende jam student”.

Sipas specialistëve të artit, vepra është zhvilluarnë vartësi të funksionit, vendit dhe ngjarjes konkrete historike: Tek “Gurët e Skënderbeut” që i kanë dhënë emrin kësaj njesie të territorit që i njihnin po me këtë emër edhe zonja Lan që do vizitonte shqipërinë dhe shkruan se “hëngri bukë, te Gurët e Skënderbeut, në Vajkal” Tek Gurët e Skënderbeut orientoheshin shoferat, korrierët, karvanët, kaçakët, diplomatët. Se deri në vitin 1940, tek “gurët e Skënderbeut” shkohej vetëm me kalë, mushkë dhe qerre.

* * * Në funksion të veprës janë rreth 300 metra katror sipërfaqe e shfrytëzueshme. Monumenti kombinon hijshëm me luginën ku është zhvilluar beteja, gurët e Skënderbeut përballë dhe gjelbërimin e pyllit mbi të. Për çdo detaj i është lënë dorë e lirë krijuesit, i cili vazhdon të punojë me idenë. “Jam krenar që m’u besua mua kjo vepër. Besoj, mos ju zhgënjej”, thotë Balja.

Projekti filloi nga pak e përditë. Konsulta në proces. Mbështetësit po rriteshin.Ngjarja konkrete historike diktonte sugjerime për përmirësim. Ato ndikuan në detajet artistike që shohim. Erdhëm tek vepra e artit që së shpejti do presë inagurimin siç e meriton ngjarja historike dhe serioziteti i kësaj vepre. Grupi i punës vazhdon të punojë me orë të zgjatura. Akush nuk kënaqet me punën e vet. Secili kërkon përsosmërinë. Në studio numri i vizitorëve rritet. Lajmërojnë njëri-tjetrin. Sistemi i lajmërimit është zinxhir. Pa këputje. Interesimi publik, veçanërisht i rinisë, ishte dhe është në kufijtë e të pa besueshmes.Të gjithë morën peshën e përgjegjësisë.

Veçohej i riu Sami Curri. Bulqizak. Një djalë inteligjent. Fjalët i numëronte si fishekët por kishin peshën e topit.Të befasonte me idetë që shfaqte.Nuk pranonte peshë më shumë se sa duhej. Për atë që merrte përsipër, kërkonte prefeksionin tek vetja. Aty ku stepej. Nuk ishte tërheqje. Ndoshta, vetëm kërkesa për cilësi. Ndjenja e përgjegjësisë e bënte mos ngutej në dhënjen e fjalës. Të moshuarit, bëheshin me fletë nga serioziteti befasues i këtyre djemve.

Përshpërisnin: një brez i mrekullueshëm që po rritet. Më plaku, fliste me heshtjen e vet. Përsëriste me vetveten fjalët e një filozofi që ju kujtuan befas: “Biri im! Mundohu të më arrish. Po më kalove, Lavdi paç! (Buskala). Këta djem ishin me kilometra para tij. Çuna! – do fliste befas: këtë kënaqësi që më dhatë sot, nuk do ta harroj kurrë! Më rinuat me inteligjencën tuaj. Më bëtë me fletë me atdhetarinë tuaj. Dhe, si plaku Mere, filloi të numërojë me gishtat e tij të rreshkur sa djem të rinj e rrethonin.Të gjithë djem Bulqize. Të gjithë “kampionë“ në atdhetari. Të gatshëm për të marrë përgjegjësi. Pastaj, qepallat ju kapitën bashkë me mendimin që e përkundëte: Ndoshta, ishte “Hija e Skënderbeut” që i kishte vënë në “rresht” këta çuna! Po rritet një brez i ditur dhe atdhetar. Këta djem do e bëjnë Shqipërinë – foli me heshtjen e vet plaku.

– Të shmangim inaugurimin në kulmin e fushatës – do e zgjonte plakun një zë nga fundi. Ishte njëri prej djemve që jep arsyetimin e vet: Motivi i veprës, nuk është punë partish. As fushatash por shumë më shumë se kaq. Të gjithë e mbështetën. Më i vjetri, që qysh 13 vjeç do e quanin “skënderbegas”, i thinjur me idenë se “parimet e luftës së Skëndebeut ishin të pavdekshme”, nërmyt mendimin: Pse fushatat e partive qenkan gjë e keqe? Pse ato janë kundër ideve të fushatave të Skënderbeut.

Mendimi i hyri në zgrip. Mos e kishte mundur plakun 24 vjeçari, Etmond Balja? Ishin sytë qortues që i kishte vënë Skënderbeut “të tij” para të cilëve ju duk vetja ushtar. Mos jemi të mundur nga vetvetja? Sytë e ngrysur e tepër qortues që kishte skalitur Etmont Balja tek monumenti i “Skënderbeut të tij”, ishin shaktërrues. Ato vetulla të kërleshura mbartnin qortimin sikur të ishte plaku në gjunjë para tij tek “Lisi Helmit”.

Shikimi zhbirues i atyre syve që kishte skalitur Etmond Balja tek “Skënderbeu i tij”, ishin më shumë se qortim e falje bashkë. Balli i ngrysur aq thellë dhe mendueshëm, dukej sikur përpunonte pyetjen “çelës”. Ja bënte një ish skënderbegas që kish parakaluar para këtyre gurëve (gusht 1961) dhe do thinjej mbi parimet e Luftës së Skënderbeut, por sot, ishte kthyer në ushtar. Hollë-hollë, në vullnetar. Ishin sytë e Skënderbeut që e shponin si “pincë saldimi”: Kush do e rreshtojë këtë komb, nesër, në luftë, nëse do të kemi një Vajkal të tretë?

“VAJKAL, PRILL, 1465”

Mos ky bust, duke u propozuar për t’u vendosur në Vajkal, krijon idenë “folkorike” për ta pasur Skënderbeun, me çdo kusht, edhe me beteja, në mos në fshatin tonë, sa më afër fshatit tem? Përgjigja ishte: Të gjitha betejat e Skënderbeut në “Dibrën e kohës tij” dhe jo vetëm, “lokalizoheshin” aty ku ishte Skënderbeu me ushtrinë e “Lidhjes së Lezhës” dhe jo ku ishte “katundi im”. Ky monument, edhe në Vajkal, i bën nder kombit më shumë se Vajkalit. Pse kjo ndalesë mendimi këtu? Sipas Biçokut, ka dhe një Vajkal tjetër në rrethinat e Ohrit. Kjo ishte befasi për disa që nuk e dinin këtë burim të ri. Për nismëtarët dhe financuesit, ky fakt, më shumë se befasi u kthye në kënaqësi: O sa mirë do ishte, që ky bust të vendosej në “Ohër të Dibrës”! Pse, paskemi dhe “Vajkal të Epër”?

– Po, do përgjigjej një ish-Skënderbegas dhe citoi burime historike: ashtu siç kishim Dy Dibra, Dy Reka, kishim dhe Dy Bulqiza dhe Dy Vajkala. Nëse do kishim vetëm 27 km “Rrugë të re Arbëri”, me këto gjëra kaq interesante, doli dhe guida turistike,

– do plotësonte një tjetër. Edhe këto gurë, edhe ky monument, edhe këto fakte të reja, janë nishane identiteti dhe në “Vajkal të Bulqizës” dhe në Vajkal të Ohrit. Të gjitha këto, një prove më shumë që paskemi dhe “Maqedonisë Shqiptare”. “Historia është si galeria e kromit, thotë Agim KETA, duhet të dishë nga i hyhet. Po gabove, të mbetet kromi brenda”. “Zgjidhjet artistike bazohen në ngjarje historike, thotë Etmondi, i cili sapo zbulon punën e vet. Befasohesh nga interesi publik i shfaqur në komunikimin që ofron elektronika.Komente pa fund. Përshëndetej dhe mbështetej nisma. Kishte sugjerime miqësore, të sinqerta,por dhe për të qeshur, ashtu si din t’i bëjë rinia.

KU JEMI DERI TANI ME REALIZIMIN E KËTIJ PROJEKTI?

Për nga cilësia e kompozimit, vlerësimet paraprake janë inkurajuese.Realizimi i veprës në derdhje, është mbështetur nga një staf specialistësh me emër në Shqipëri, të cilët, kanë realizuar vepra të këtij lloji në nivel kombëtar. Synohet, kjo vepër të ketë peshën e përgjegjësisë së emrit që mban.Para se të vendoset, është parashikuar të merret miratimi I institucioneve përkatëse si për plotësimin e standardeve të veprës, ashtu dhe për vendin e vendosjes. Praparakisht, është njohur me idenë Bashkia Bulqizë, shoqatat dhe disa artistë që mund të kountribuonin profesionalisht. Nuk ka pas kundërshtime për idenë. Bujar Kapexhiu, ka dhënë propozime profesionale që në fazën e idesë. Ato janë reflektuar në realizimin që shohim. Është miratuar ideja dhe premtimi për mbështetje institucionale nga Bashkia Bulqizë dhe shoqatat. Të gjitha shpenzimet, përballohen nga biznesi privat. Pronarët e tokës që nuk kërkuan shpërblim. Për këtë vepër madhore, pronësia e tokës synohet të kaloj me dokumente hipotekore.

Ky bashkëpunim do shtrihet dhe në dikastere përkatëse. Bashkim Lami në emër të “Shoqatës Bulqiza” mori angazhime konkrete në rrugë institucionale.Vepra, synohet të çertifikohet me pasaportë sipas ligjit.Të marrë miratimin që plotëson standartet profesionale.Që plotëson kushtet për t’u bërë vepër publike.Që mban peshën historike dhe artistike të emrit që përfaqëson. Gjithë kjo punë do dokumentohet rigorozisht për të qenë në rregull me ligjin, vlerësimin historik dhe artistik. Të evidencohet merita e kontribuese.Të lihen gjurmë të shkruara për anën historike.Që t’i paraprihet një sezioni shkencor të nesërm. Pse jo: botimeve historike që lidhen me këto ngjarje. Ja pse kjo nismë jo krejt modeste, mund të jetë shtysë për projekte të ardhshme. Që Bulqiza mos shihet vetëm si “zgafellë vdekje” por dhe si dritë shprese. Jo si histori “skamjonësh, por si “histori kampionësh”, siç thotë Defrim Methasani.

Bizneset e Bulqizës drejtohen dhe nga djem Vajkali, Draguni, Koçesh, Fushë-Bulqizë, etj.Vijnë nga familje të mëdha atdhetare e me kulturë të admirueshme. E duan vendlindjen, historinë e vendit të tyre të lidhur me Skënderbeun. Sepse katragjyshet e tyre, në djepet ku gdhendej një shqiponjë, i vinin në gjumë me “këngë për Skënderbeun”. I zgjonin me përralla me “Dragojtë e Dibrës” që luftonin dhe fitonin me kulçedrën.Populli “qeros”, gjithmonë, dilte më i zgjuari. Se në ato djepe me shqiponjë, përkundej filozofia, historia! Ndaj, asgjë nuk është rastësi që gjejmë këtë gadishmëri. Që Bukurosh Koçi, inauguron fabrikën e tretë të pasurimit të Kromit.

Që djemtë e KETËS, dalin tre herë kampionë Bote dher ngrejnë kështjellën KETIN (ringu ku u ndesh Gjetani) në Bulqizë. Ndaj dhe nuk është rastësi që, një djalë Dibre do fliste dhe për “Bulqizën e Kampionëve”! Se kampionët (këtu dhe Etmond Balja, nesër) kanë shpirt, në mëndje, në krah, këtë fuqi që ta fal vetëm Skënderbeu, Atdheu! Ja pse, edhe tek ky projekt, ndoshta, Bulqiza, ka zbuluar vetveten me emrin e përgjithshëm: Bulqiza, qenka kampione jo vetëm me kromin në ekonomi por dhe me një “minierë” tjetër kromi në histori!