Nik Xhelilaj rikthehet me një film të ri në Shqipëri (FOTO)

378

Lajmi është bërë i ditur nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, sipas së cilës 3 ditë më parë kanë filluar xhirimet për filmin me metrazh të shkurtër “Anija”. Realizimi kinematografik është financuar pikërisht nga kjo qëndër, me skenar dhe regji të Benart laze.

Pavarësisht faktit se bëhet fjalë për një film me metrazh të shkurtër, duket se vëmendja për të është maksimale për shkak edhe të kastit mjaft të njohur të aktorëve. Emrat më të mëdhenj janë padyshim Nik Xhelilaj, i cili është rikthyer në Shqipëri për këtë film dhe Bruno Shllaku, ndërsa nuk mbetet pas as Ermir Jonka, aktor në Teatrin Kombëtar.