Basha: Qeveri teknike dhe shtyrje e zgjedhjeve

303

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se propozimet e Kryeministrit Rama për daljen nga kriza, janë propozime teknike dhe jo politike, siç është kërkesa e opozitës.

“Propozimet e ofruara nuk ofrojnë zgjidhje politike. Ajo që është ofruar sot, është një proces monitorimi teknik dhe jo një zgjidhje politike, siç kërkohet dhe lipset. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike. Zgjidhja e ofruar nuk është zgjidhje politike”, tha Basha.

Kreu i PD tha se janë dy kollona ku bazohet propozimi i opozitës.

“Propozimi ynë ka qenë i qartë dhe me dy kollona. E para qeveria teknike me mandat për të zgjidhur dhe ndalur krimin e drogën. Kollona e dytë është eksplorimi i mundësisë që brenda gjashtë muajve të organizohet votimi dhe numërimi elektronik”, shtoi Basha.

Fjala e plotë:

Takimi sot ishte për fat të keq përsëritje. Rama erdhi pa asnjë ofertë, përvec mosofertës së djeshme që buron nga mungesa e vullnetit si rezultat i gjendjes së rendit dhe sigurisë për shkak të krimit, drogës dhe parave të tij, marshimit të administratës në funksion të PS. Mosrealizimi i dy problemeve si kërcënim për votën e shqiptarëve përbën mos premis për zgjedhje. Nëse nuk pranohet nga pala tjetër që kriminelët e veshur me pushtet vazhdojnë të mbajën pushtetin, kërcënimi që vjen nga droga dhe paratë e drogës që qytetarët të mos kërcënohen nga skalionet e baronëve të drogës, si mund të ketë zgjidhje.

Vendi ka nevojë për zgjidhje politike, këtë e thonë shqiptarët, unë, PD e opozita dhe tashmë e gjithë bota. E di që shqipëria në këto 4 vite ka akumuluar një problem të tmerrshëm të kriminelëve në zyrta e shtetit, kryebashkiakë etj.

Bota e njeh problemin e shqipërisë të kthyer në kolumbi në zemër të Europës nga vetë pushteti që e përdor drogën si instrument politik dhe pasurimi. Zgjidhja sipas Ramës e ofruar nuk është politike. Monitorimi është detyrë e institucioneve dhe nuk kufizohet. Përdorimi i administratës nuk pranohet sic ka bërë Rama. Pa njohjen e këtyre dy problemeve për demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme nga krimi e droga, s’mund të ketë asnjë premisë për të gjetur zgjidhje. Vullneti politik i PD dhe opozitës ska munguar në asnjë cast.

Vullneti i palës tjetër vihet në fyshim dhe asgjësohet kur ajo nuk pranon përgjegjësi për krizën e vendit tonë kur nuk pranon as prolemet kryesore që e sollën shqipërinë në këtë pikë. Ndaj gjykoj se e vetmja rrugë përpara është realizimi nga pala kundërshtare me një sens realiteti, në radhë të parë të krizës dhe faktorëve të saj, që sjellin problemet krysore, varfëria papunësia shërbimi shëndetësor në kolaps sistemi arsimor në kushte të pafavorshme ëpr fëmijët e studentët ekonomia në ngërc total….të gjitha këto janë product i një shteti të kapur nga krimi e droga.

Me paratë e tyre synohet kapja e zgjedhjeve. Realizimi i këtyre të vërtetave, mund të vijë vetëm përmes dy rrugëve. Nëse pala tjetër ndal fshehjen pas gishtit e pranimin e përgjegjësive, për të dalë bashkë kundër krimit e drogës dhe ky realizim do vijë herët a vonë. Shpresoj herët por në çdo rast duke u përballur me vullnetin e një populli, nuk është i gatshëm të pranojë vjedhjen e fundit…do jetë i gjithi në këmbë për të pamundësuar vjedhjen e votës së lirë.

Kemi qënë në proces negociatash. Ajo që u ofrua sot është një proces monitorimi dhe jo zgjidhje politike, që lipset nga momenti dhe shqiptarët.

Propozimi ynë: Qeveri teknike me mandate për të zgjidhur dhe për të ndalur influencën e krimit e drogës në zgjedhjte e ardhshme. Eksplorimi i mundësisë që brenda 6 muajve të realizohet votimi dhe numërimi elektronik për të cilat ka munguar vullneti politik.

Propozimet e ofruara që më ishin bërë të ditura nga kanalet afër Ramës, të lobuara prej tij, nuk ofrojnë zgjidhje politike. 4 ministrat teknikë në kushtet kur Rama ka okupuar si manovra politike partitë opozitare, nuk ofron asnjë garanci. Zgjidhja politike vjen përmes vullnetit politik.

Kam paraqitur dy shtylla, skemi marrë asnjë prgj. Sdo zbuloj pozitat tona negociatore, jam i gatshëm që cfarëdo PD ta ofrojmë, të jetë në funksion të zgjidhjes për qytetarët por atyre smund tu japim alibinë se mund të votojnë të lirë kur kjo sdo ndodhë.

Nëse do kishte marrëveshje, nisur nga ajo brenda 3 javëve eksplorojmë nëse votimin dhe numërimin elektronik mund ta realizonim brenda 6 muajve. Kjo ofron garanci për një numër problemesh si tjetërsimi i kartave të identitetit, ato false, votimi i shumëfishtë dhe presioni i 40 mijë militantëve për tjetërsimit të votës në proesin e numërimit.

Jemi në proces negociatash. S’dua t’i paraprij që s’do na çojnë askund. Rama mbetet te propozimi i djeshëm dhe ky është shkaku se bisedimet e sotme ngelën.

Dialogu mënyra jonë e preferuar për zgjidhjen e krizës, sepse besojmë se zgjidhja e kësaj krize të rëndë me kosto për qytetarët duhet të vijë me një faturë sado të vogël. T’u japim qytetarëve një republikë të qytetarëve.