Microsoft ka lansuar një version të ri të Windows 10. Quhet Windows 10 S, dhe është i destinuar për PC-të e lirë në sektorin e edukimit.
Windows 10 S është përshtatur të punojë në kompjuterë me harduer më të dobtë dhe për t’u instaluar në hapësirë më të vogël.
Sistemi poashtu është i dizajnuar të punoj më shpejtë dhe të ketë çasje më efikase se Windows 10 Pro, në një harduer të njejtë kompjuterik.
Një dallim i madh mes këtyre dy sistemeve është që Windows 10 S do të ketë vetëm aplikacioni nga Windows Store.
Sistemi i ri i Windows do të lansohet këtë verë në një çmim fillestar prej 189 dollarëve, duke përfshirë edhe një abonim pa pagesë në Minecraft: Education Edition së bashku me edicionin pa pagesë të Microsoft Office 365.