Të rinjtë e LRI Bulqizë, trajnim për të përmirësuar aftësitë e lidershipit

484

Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim Bulqizë, kanë zhvilluar trajnimin  “Improve Your Leadership Skills’’ me strukturën drejtuese dhe anëtarët.

Ky trajnim kishte në qendër aftësimin e të rinjëve në lidership dhe komunikim.

Trajnimi në fjalë është zhvilluar në ambientet e Tirana Backpacker Hostel ku e pranishme në hapjen e këtij trajnimi ishte edhe Kryetarja e LRI-së për Shqipërinë Znj. Floida Kërpaci.

Në fjalën e saj përpara të rinjëve të LRI-së Bulqizë, Kërpaci theksoi rendësinë e angazhimit të të rinjve në politikë dhe vendimmarrje.

Ky trajnim, kishte mbështetjen e deputetit të LSI-së për Dibrën, Përparim Spahiu. Ishte ky i fundit që me një postim në Twitter falenderoi trajnuesit dhe të rinjtë e LRI-së Bulqizë që merrnin pjesë në të.

/bulqizaime.al/

(Foto nga LSI)