Lirohet nga detyra prefekti i Dibrës

356

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga detyra i 6 prefektëve.

Kjo pasi ata janë përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, shkruan Syri.net

Këta janë emrat e prefektëve që largohen për të qenë kandidatë për deputet:

Arben Kamami, prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ai është i treti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit.

Ardit Konomi, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

Ai është i 7 në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Korcës

Fadil Nasufi, prefekt i Qarkut të Beratit, lirohet nga kjo detyrë.

Ai është i katërti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit

Halit Palamani, prefekt i Qarkut të Dibrës, lirohet nga kjo detyrë.

Ai është i treti në listën e kandidatëve për qarkun e Dibrës

Rolant Xhelilaj, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

Ai është i pesti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit

Sadi Vorpsi, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.

Ai është i 18-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës