BDI hyn në qeveri. Zëdhënësi: Ky është vullneti i shqiptarëve

432

Në mbledhjen e Kryesisë, Bashkimi Demokratik për Integrim  vendosi që të jetë pjesë e Qeverisë së re  të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë edhe pse  presidenti nuk e ka mandatuar kryetarin e saj Zoran Zaev.

Sipas agjencisë INA, vendimi i  BDI  u bë i ditur nga zëdhënësi i saj, Bujar Osmani, i cili tha se në këtë mënyrë respektohet vullneti i shqiptarëve.

Osmani i bëri thirrje Ivanovit që, në përputhje me detyrimet kushtetuese t’ia japë mandatin Zaevit , shumicës së re parlamentare të konfirmuar me nënshkrimin e 67 deputetëve  në Kuvendin e Maqedonisë.

“Njëkohësisht ftojmë z. Ivanov  si dhe partitë politike në Maqedoni të jenë të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë të ardhmen e përbashkët të qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Osmani.

Më herët kreu i BDI Ali Ahmeti kishte paralajmëruar se nuk do të tërhiqeshin dhe  se ajo që Ivanov e quan platformë, është thjeshtë një marrëveshje e mbështetur mbi programet e partive dhe se nuk ka vend për kompromis tashmë pasi në lojë është marrëveshja e Ohrit.

/ Top Channel