VIDEO/ Meta: Ja pse u detyrova të bëhem President

495

Presidenti i zgjedhur i vendit, Ilir Meta ka folur për kushtet ku erdhi kandidatura e tij për President, të cilën ai thotë se nuk e donte por ishte i detyruar.

“Unë kam insistuar që në fillim që Presidentin ta ofrojmë si mundësi të një pakete, për ti dhënë një lloj mirëbesimi opozitës. Dhe ky ka qenë insistimi im kryesor si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dhe me idenë që Presidentin ta marrë Opozita s’ka asnjë problem. Le të paraqesin dy tre kandidatura s’ka asnjë problem.

Dhe kush është e pranueshme edhe për Partinë Socialiste dhe kjo të jepej me qëllim për të rritur besimin e opozitës. Partia Socialiste nuk ishte dakord me këtë propozim. Thoshte që na takon neve. Unë thashë ky pozicion do të jetë pjesë e paketës së zgjidhjes me opozitën. Dhe unë as e kisha ndërmend të zgjidhesha President me këtë situatë ku është opozita”, tha dje Meta në fund të intervistës së tij me gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”.

“Në rast se ne nuk do kishim bërë këtë zgjedhje, ose PS do vinte një President si të donte ajo ose do konsumoheshin edhe ato dy raunde që do ta bënte edhe më të vështirë situatën në vend. Në këto rrethana faktin që unë pranova për tu bërë President, ishte për stabilitetin sot dhe për 5 vitet në vazhdim”, përfundoi fjalën e tij Meta.