Pikantet / “Ke 60 minuta vetëm ecën! Punojmë kot në stërvitje”, Cungu kritika ndaj lojtarëve

429

-Tribuna e mediave ka qenë më e populluar në ndeshjen e djeshme, pasi në tribunën VIP nuk kanë qenë më shumë se 10 persona. Takimi luhej pa tifozë pas dënimit të kuqebluve.

-Në minutën e 28-të të takimit, tekniku Cungu ka kërkuar më shumë qartësi nga lojtarët e tij. Këtë ai ia ka kërkuar pikërisht Hebajt. Por në momente të veçanta Cungu nuk ka ngurruar të kritikojë nga stoli futbollistët e tij për mënyrën e lojës që ata po bënin.

“Punojmë kot në stërvitje, kur nuk dimë që të ndalim një top siç duhet”. Kjo ka qenë shprehja e trajnerit në minutën e 54-t të takimit, pas një veprimi të Kalasë. Ai ka shpërthyer dhe ndaj Çinarit, duke i thënë: “Ke 60 minuta që vetëm ecën e nuk vrapon”.

-Gjatë gjithë ndeshjes, trajneri Cungu është parë mjaft i tensionuar dhe ka hequr xhaketën, të cilën në përfundim të 90 minutave e ka harruar në pankinë.

-Të pranishmit në tribunën VIP nuk e kanë fshehur revoltën e tyre ndaj arbitrit të ndeshjes, i cili ishte nga Memaliaj, në një kohë që Vllaznia rivalizon me Luftëtarin për vendin e katërt.

-Pas ndeshjes, një pjesë e lojtarëve kanë qëndruar me stafin teknik në pankinë dhe janë parë mjaft të mërzitur. Të fundit që u janë drejtuar dhomave të zhveshjes ishin Shtubina dhe Vrapi.