Pas zbritjes nga Kategoria Superiore, Korabi do të vijojë të respektojë kampionatin, teksa sot në Shkodër synon të surprizojë Vllazninë. Mbrojtësi Elvis Prençi, në një bisedë për “Panorama Sport”, shprehet se dibranët do të mundohen të bëjnë një lojë të bukur, duke mos i hapur rrugë Vllaznisë.
“Skuadra jonë nuk ka më objektiva, por kjo nuk do të thotë se nuk do të luajmë me përkushtim në këtë takim. Ne do të mundohemi të zhvillojë një ndeshje sa më të bukur dhe të tregojmë dinjitetin tonë. Garën do ta zhvillojmë deri në fund në mënyrë dinjitoze dhe nuk do të tolerojmë asnjë ekip”, ka thënë shkurtimisht Prençi. Ndërkohë, sot Korabit pritet t’i mungojë kapiteni Sokol Mziu.
ABDULLA DUSHKU