‘Ke 48 orë’, Basha i përgjigjet ultimatumit të Ramës: Ti ke 48 ditë para se populli të marrë pushtetin

313

Kreu i PD-së i është përgjigjur deklaratës së djeshme të Edi Ramës, se PD-ja kishte vetëm 48 orë kohë për tu bërë pjesë e zgjedhjeve ose në të kundërt partia do të ishte pjesë e të shkuarës.

Duke folur në ‘çadrën e lirisë’ Basha është shprehur se Rama nuk mund të shantazhojë apo të blejë opozitën.

Ja çfarë deklaroi Basha:

Grushti i njerëzve dhe kapoja i tyre ka paska dhënë që të bëhemi pjesë dhe alibia e teatrit të kukllave që do të vazhdojë vjedhjen e shqiptarëve. Që asgjë të mos ndryshojë, që kryebashkiakët kriminelë të jenë ende, që drejtorët e administratës të vazhdojnë të vjedhin.

Përgjigja ime është kjo: Ke vetëm 48 ditë para se të shpallim luftë totale për të rrëzuar republikën e vjetër. Mos bindja civile duke nisur që në datën 7 maj nga kryeqyteti i demokracisë, Kavajën për tu shtrirë në çdo qytet e shqiptar, për të kulmuar në datën 18 qershor kur shqiptarë do të marrin kontrollin e vendit të tyre.

Harroje se mund të trembësh apo të blesh PD e këtë bashkim të madh qytetar.