1 Maji, minatorët e Bulqizës në protestë (FOTO + VIDEO)

637

Në këtë 1 Maj, që njihet edhe si dita e punëtorëve, minatorët e Bulqizës kanë protestuar në qendër të qytetit për kushtet e vështira ku ata ndodhen. Edhe pse duhej të ishte dita e një proteste masive, kanë qenë vetëm disa dhjetra minatorë, ish-minatorë dhe banorë të Bulqizës që kanë protestuar.

Si fillim është mbajtur një fjalim në qendër të qytetit, ku një grup minatorësh kanë prezantuar gjendjen e rëndë ku ata ndodhen, por edhe kërkesat që ata kanë shtruar ndaj shtetit. Më pas, minatorët me pankarta në duar kanë bërë një marshim përgjatë pedonales.

Pjesmarrja ka qenë shumë e ulët në këtë protestë, pavarsisht problemeve të shumta që kanë minatorët e Bulqizës, kjo edhe për shkak të presioneve për shkarkim nga puna që ju bëhen, nëse ata protestojnë.

Një gjë e tillë ka ndodhur para pak ditësh, ku dy minatorë të firmës koncensionare ACR në Bulqizë u shkarkuan nga drejtori i saj, Edmond Xhafa sepse kishin protestuar për vjetërsinë në punë, statusin e minatorit dhe rritjen e pagës.

Një terror i tillë që ushtrohet tek minatorët e Bulqizës, ka bërë që prej vitit 2011 të mos ketë as edhe një protestë. Gjithashtu edhe media i ka lënë tërisisht në hije. Ndërsa roli i sindikatave është në nivelin më të ulët, ku punëtorët e kanë ngritur disa herë si shqetësim që ato janë bërë palë me firmën koncensionare dhe jo me punëtorët.

/bulqizaime.al/

Foto nga H. Ç dhe Studio “Karaj”
Video nga fanpage Fushë – Bulqizë

https://www.facebook.com/FusheBulqize/videos/1338731749549179/