DETAJE/ Ja kush është biznesmeni i miellit që i vunë tritolin në magazinë

412

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Burrelit kur një sasi eksplozivi shpërtheu në një magazinë në pronësi të biznesmenit Mexhit Sina, 55 vjeç.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Mexhit Sinaka mbajtur më herët edhe postin e nënkryetarit të Bashkisë së Burrelit, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Policia e Burrelit ka nisur hetimet mbi ngjarjen por akoma nuk dihet me saktësi shkaku i vendosjes së tritolit në magazinën e biznesit të tij.

Kujtojmë se lënda eksplozive e dyshuar tritol ishte vendosur në pjesën ballore të një magazine të tregtimit të miellit në pronësiMexhit Sinës.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës, ndërsa nuk ka persona të lënduar./albeu.com/