Patozi: Kërkuam qeveri teknike, na dhanë President teknik

336

Pas zgjedhjes së Ilir Metës në postin e Presidentit të Republikës, deputeti i PD-së, Astrit Patozi, ka reaguar me ironi, duke thënë se “kërkuam qeveri teknike, na dhanë President teknik”. Më poshtë reagimi i plotë i Patozit.

Kisha dy arsye pse nuk u nxitova dje të “uroj” Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Metaj. E para, se prita radhën…Por më e rëndësishmja, se nuk doja ta prishja solemnitetin e gëzimit te atyre që e çuan, si duke e mbajtur në barrelë drejt majës së shtetit, por edhe merzinë e atyre që u zhgènjyen nga zgjedhja e tij, pasi kishin pritur dicka tjetër.

I vetmi që kishte një arsye për ta mbështetur dje në parlament ishte Ben Blushi, por pikërisht ai votoi kundër. Dhe arsyeja e vetme ishte se ata të dy kanë qenë shokë gjimnazi.

Te gjithë të tjeret, bene te kunderten e asaj qe donin. LSI votoi me shpirt nder dhembe, se ua kishte futur Edi Rama. Ndersa Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo per zgjedhjen, por per internimin e Ilir Metes.

Ky është presidenti që duam, në Shqiperinë që duam, me policinë që duam, me drejtesine qe shume shpejt do ta duam…prej “Rilindjes” që aq shumë e deshëm dhe e duam…

Mbetet per t’u konsumuar vetem akti i fundit, nese do te kemi apo jo edhe opozitën qe duam…