Nokia 3310 vjen mbas 17 vitesh me një imazh tjetër më smart

499

Modeli klasik i Nokia3310“>3310 u publikua më në fund, 17 vjet pas prodhimit të parë historik. Versioni i ri ka një bateri me jetëgjatësi 1 muaj, 22 orë bisedë dhe lojën e tij popullore, “Gjarprin”.

Telefoni u prezantua në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, me disa ndryshime të vogla në pamjen e tij.

Me pamjen pak a shumë të ngjashme me paraardhësin, Nokia ka sjell modelin e ri me ekranin origjinal, 84×84, dhe me ngjyra.

Megjithatë ka kapacitet interneti të kufizuar, dhe me lidhje 2.5 G, dhe do të punonte shumë ngadalë nëse përdoruesit përdorin 3G. ka vetëm një kamera me vetëm 2 megapiksel.

Telefoni që ka shitur plot 126 pajisje deri në 2005, do të shitet nga kompania finlandeze, HMD Global.

Shefi ekzekutiv Arto Nummela thotë se është një farë detoksi dixhital, apo telefon pushimesh.

“Nëse dëshiron të shkëputesh nga gjithçka, por të duhet telefoni, është një zgjidhje brilante. Pse të mos e dëshironit këtë telefon si karamele? Madje do të donit ta blinit si një aksesor”, ka thënë Nummela për BBC. Çmimi i saj është 49 euro. Krahas Nokia 3310“>3310, HMD Global publikoi edhe Nokia 3, 5 dhe 6. /albeu.com/