Policia e Matit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi ka thyer Urdhërin e Mbrojties, lëshuar nga Gjykata, kanos dhe ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga Policia e Matit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Ermal M , 31 vjeç, banues në Ulëz Mat.
Arrestimi i tij u bë pasi, në banesën e tyre, për motive të dobëta ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases S.F, 24 vjeçe, e cila ka qenë e paisur me Urdhër Mbrojtie që nga data 10.08.2016, e lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.
/bulqizaime.al/