Bushati: Basha po bën diversion me BE dhe SHBA

314
Arbeitsbesuch Albanien. Au§enminister Sebastian Kurz und Justizminister Wolfgang Brandstetter treffen den albanischen Au§enminister Ditmir Bushati. Tirana, Albanien, 17.06.2014, Foto: Dragan Tatic

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka akuzuar nga Shkodra kreun e opozitës Lulzim Basha se po bën diversion me BE dhe SHBA. Përpara mediave, Bushati komentoi edhe rreth mesazheve që mori nga Uashingtoni gjatë vizitës së tij në SHBA.

“Mesazhi i dhënë nga zyrtarët amerikane për futjen në zgjedhje ishte i qartë, sikundër edhe për përfundimin e reformës në drejtësi e cila është investim politik, teknik e financiar i BE dhe SHBA.

Lulzim Basha ka zgjedhur që të bëjë diversion me BE-në dhe SHBA-të”, tha Bushati. Sipas Bushatit, qytetarët shqiptarë presin që PD të jetë prezent në 18 qershor.

“PD ka 3 vjet që kërkon zgjedhje te parakohshme dhe tani do shtyrje të tyre. Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën e paligjshmërisë. PD lindi si forca e shpresës, sot ka zgjedhur që të çojë veten në vetëvrasje politike”, e mbylli fjalën shefi i diplomacisë shqiptare.