Suksesi i “Snapchat” në “Wall Street”

432

“Snapchat” ia ka dalë në hyrjen e saj në “Wall Street”, duke konfirmuar edhe një herë urinë e investitorëve për ekonominë e internetit .

Aksionet, ku vlera bazë ishte 17 dollarë, 45 minuta pas hyrjes në bursë u rritën me 47 përqind, duke kapur vlerën e 24,99 dollarëve për aksion. Ky lajm, pa diskutim, ka gëzuar krijuesit e “Snapchat”, Evan Spiegel dhe Bobby Murphy.

Ekspertët e fushës i sugjerojnë drejtuesve të ruajnë këtë besueshmëri edhe në vijim. Për ta ka shumë rëndësi që “Snapchat” të ruajë besnikët e audiencës së saj.