VIDEO/ Basha: Oferta ime është të zgjedhim President nga populli!

312

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hedhur sot ofertën e re politike dhe të vetmen për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës duke deklaruar shprehimisht: Ta zgjedhim Presidentin nga populli!

Basha tha nga çadra e protestës:”Na kanë ftuar këtë javë për punën e Presidentit: “Ne i kemi votat, por hajdeni ta bëjmë me konsensus!” Ne i kemi paret, po hajde ta blejmë bashkë! – ironizoi ai ftesën e mazhorancës. – Ne ç’do të bëjmë, do të blejmë ndonjë viç në treg?! Po i kujt është Presidenti?!

Është i Ilir Metës?!

Është i Edi Ramës?!

Është i Lul Bashës?!

Po i kujt është?!

Atëherë, oferta ime është kjo: Të zgjedhim President nga populli!

Hap i rëndësishëm në projektin e republikës së re është transferimi i pushtetit tek qytetarët. Ju e dini, ne e kemi diskutuar shumë herë bashkë në projektin kushtetues dhe institucional të republikës së re. Natyrisht, fokusi ynë është beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme si hapi më i rëndësishëm, por meqë çështja e Presidentit po shtrohet në tavolinë, meqë po kërkoni kontributin tonë, meqë po kërkoni përfshirjen tonë, për të demostruar seriozitetin dhe vendosmërinë tonë për republikën e re, ju japim një dhe vetëm një ofertë për çështjen e Presidentit të Republikës:

Të ndryshojmë Kushtetutën, ta zgjedhë populli shqiptar!”- i shtroi propozimin, kryetari i Partisë Demokratike, krerëve të mazhorancës qeverisëse.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1482589098458933/