Sot bëhet votimi i parë për Presidentin e ri të Republikës

356

Sot do të zhvillohet në Kuvend,  votimi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, pavarësisht se ende nuk ka asnjë kandidaturë dhe opozita e ka bojkotuar Kuvendin. Kreu i Grupit të PS-së, GRamoz Ruçi, ka deklaruar se do ta presin opozitën deri në minutën e e fundit për të pasur një kandidaturë konsensuale.

Gjithsesi, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është duke zbatuar procedurat parlamentare dhe më datë 17 prill ka nxjerrë urdhrin në të cilin thirret seanca e ku thuhet:

“Për zhvillimin e votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, sipas nenti 87, 88 të Kushtetutës, neni 109 Rregullore Kuvendi, votim me shumicë të cilësuar me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”.