“Komisioni do të punojë në evidentimin e fakteve për luftën në Kosovë dhe këto të shërbejnë si themel i të vërtetës për atë që ka ndodhur në Kosovë. Gjithashtu, komisioni do të jetë i pavarur dhe i paanshëm dhe puna e tij do të jetë gjithëpërfshirëse. Puna e komisionit në ndriçimin e të vërtetës sigurisht që do të ndihmoj në pajtimit e shoqërisë sonë dhe një bashkëjetesës normale në paqe ndërmjet të gjitha komuniteteve”, thuhet nga Presidenca e Kosovës.
Ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, paraqiti për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Për këtë komision Presidenti Thaçi ka thënë se do të mundësojë dialog të hapur brenda komuniteteve në Kosovë mbi bazën e pajtimit të shëndoshë. “Të gjitha përgatitjet janë bërë për themelimin e këtij Komisioni, thuhet në përgjigjen e Presidencës dërguar “Bota sot”.
“Më e rëndësishme se kur, pra në cilën datë do të formohet ky komision, është puna që ky komision pritet të bëj në të ardhmen. Deri më sot, janë bërë përgatitje të shumta dhe natyrisht edhe tryeza dhe debate publike të cilat kanë ndihmuar që të formësohet edhe më mirë mënyra, qëllimi dhe pritjet tona për rezultatet e këtij komisioni”, thuhet nga Zyra për Informim e Presidentit të Kosovës.
Sipas tyre, në javët në vazhdim, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces, vendorë dhe ndërkombëtar, do të bëhet edhe themelimi formal të këtij komisioni.