“Galaxy S8” dështon keq me skanerin e fytyrës (VIDEO)

326

Përveç sensorit të gishtërinjëve që ka marrë reputacion të keq për pozicionimin e papërshtatshëm në telefonat e ri të Samsung, kompania ka integruar edhe skanuesin e njohjesfytyrës.

Ky tipar është pritur mirë, mirëpo ekziston një problem i vogël.

Ashtu si edhe me tiparin “Face Unlock“që Google kishte shtuar në Ice Cream Sandwich, sistemi i njohjesfytyrës në S8 mund të manipulohet duke ia treguar një foto të personit që ka regjistruar fytyrën e tij për hapje të pajisjes.

Dëshmia mund të shihet në videon e mëposhtme. Në këtë mënyrë, ky sistem nuk mund të konsiderohet si më i sigurti për sigurinë e pajisjes tuaj. Kështu që, bëni kujdes!