Modeli i ri i Tesla, revolucion në teknologjinë e automjeteve

341

Deri më tani kemi parë shumë risi nga modelet e kompanisë Tesla, por gjatë muajit shtator do të prezantohet një kamionçinë e cila mund ta revolucionarizojë industrinë në përgjithësi.

Ky model që ka edhe hapësirën për bartjen e mallrave, është një ndihmesë e madhe për udhëtim, pasi mund të bartet sasi e madhe bagazhi, transmeton Telegrafi.

Në anë tjetër, mund të përdoret edhe për kryerjen e shumë punëve dhe shërbimeve.

Meqenëse është EV, në tavan i ka të vendosura edhe panelet diellore, që i japin mundësi të mbushë baterinë.

Mirëpo, me përmirësimin e sistemit të vetëvozitjes, kjo veturë mund të lëvizë pa askënd në të dhe të dërgojë mallrat në vendin e duhur.

Pasi nuk lëshon gazra nga ndezja e derivateve, ndihmon shumë në mbrojtjen e ambientit, si dhe mund të futet brenda magazinave dhe e lehtëson bartjen.

Madje, nuk është vetëm një model, po Tesla njofton se pas gjashtë muajsh do të kemi dy kamionçina komplet elektrike.