Negociatorët e dy partive kryesore janë takuar pasditen e sotme për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike.
Oerd Bylykbashi nga PD dhe Taulant Balla nga PS kanë diskutuar në lidhje me situatën e krijuar.
Bylykbashi ka përcjellë kërkesën e opozitës, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike.
Takimi mes tyre ka qenë i fshehtë dhe nuk ishte njoftuar media. Dy deputetët do të takohen sërish gjatë ditëve në vijim.