Kreu i LSI-së, Ilir Meta duke folur për gazetarët pas takimit me Edi Ramën, është shprehur se gjatë diskutimit në tryezë janë marrë 3 vendime të rëndësishme.
“Dëshiroj të theksoj se qëllimi i takimit ishte rritja e përpjekjeve tona për garantuar paprekshmërinë e votës së shqiptarëve që është edhe një angazhim kryesor i marrëveshjes së 22 prillit 2013.Do të nisim një dialog pa kushte me opozitën dhe drejtuesin e saj.Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat për presidentin e ri, por pa mbështetur asnjë emër asnjë kandidaturë, pa opozitën.Kemi vendosur ti drejtohemi zyrtarisht PPE-së ku edhe PD është anëtarë që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog”, u shpreh Meta.
http://www.dailymotion.com/video/x5ickct_ilir-meta-flet-pas-takimit-me-ramen-15-prill-2017_news